Hajdari: Alibeaj s’ka qenë në post drejtues, e sajoi dhe u tall me anëtarësinë

0
140

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari tha se Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë asnjëherë në post drejtues.

Teksa foli për situatën në parti, Hajdari tha për Panorama Tv se Alibeaj ka sajuar një post të tillë dhe është tallur me anëtarësinë e PD-së.

“Kryetari duhet të jetë sa më i hapur dhe të kuptojë se PD i duhet një ndryshim për të ecur para. Alibeaj nuk ka qenë asnjëherë në post drejtues, ka qenë i sajuar si post dhe tallje me anëtarësinë e PD. Nuk e kam parë kurrë atë si të tillë”, tha Hajdari.

E pyetur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, Hajdari tha se priste diçka më mirë duke pasur parasysh qeverinë dhe kandidatë e “Bashkë Fitojmë”.

“Prisja një rezultat më të mirë duke marrë parasysh konsumimin e pushteti aktual dhe që kemi patur njerëz të rinj në bashki, prisja që në qytete të rëndësishme të kishte ndryshim. Rezultati tregoi se ishte i vështirë dhe i rëndë për demokratët që nga lindja e PD”, u shpreh Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here