“U nxeh se nuk i hapi telefonin”, flasin nëna dhe motra e viktimës në Elbasan: Ja çfarë ndodhi pak ditë më parë kur Tefiku erdhi i dehur në shtëpi

0
120

Mamaja dhe motra e Alma Qevanit, 44-vjeçares së vrarë nga kunati i saj, kanë thyer heshtjen, ndërsa kanë treguar detaje nga krimi makabër.

E motra e Almës, Ema Qejvani ka treguar që bashkëshorti i saj 58-vjeçari Tefik Tashi, ka pasur dhe më parë probleme dhe debate me 44-vjeçaren, ndërsa shtoi se sot ishin zënë pasi ajo nuk ia kishte hapur telefonin. Ajo tregoi se 58-vjeçari pak ditë më parë, pasi ishte kthyer i dehur në banesë ka filluar një konflikt me Almën. Mes të tjerash motra e viktimës kërkoi drejtësi dhe se autori, bashkëshorti i saj të marrë dënimin e merituar.

“Na lini rehat, kemi hall, e kemi thënë një herë. Ishte nxehur se nuk hapi telefonin, unë nuk kisha telefon, isha bashkë me motrën. Jetoj me bashkëshortin. Ishim të dyja te arat. Ishte nxehur pse nuk hapi telefonin, asgjë tjetër. Ziheshin dhe më parë për gjëra koti, jo për gjëra të rëndësishme. Sherre për punët e shtëpisë. Në shtëpi ndodhin lloj-lloj gjërash. Me mua nuk ka pasur konflikte. Një ditë kishte pirë, e shau keq, u zunë dhe motra prandaj nuk e hapi telefonin. Ka disa ditë, rreth dy javë. Kemi dy vite të martuar, jetojmë këtu. Bashkëshorti merret me pastrim. Të dyja ishim së bashku. Ai nuk mbahej më, ishte i fortë. Nuk kishte asnjë njeri aty. Nuk e di kush i njoftoi, erdhi si fillim një polic dhe pastaj ambulanca. Kërkoj drejtësi, dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni pse nuk e hapi, ishte nxehur keq. Ai erdhi nga puna, para kësaj, do ketë qenë te shtëpia kur mori.”, tha gruaja e autorit.

Mamaja e 44-vjeçares, tepër e shokuar nuk ka dashur të flasë për mediat, megjithatë ajo ka thënë që nuk kanë pasur konflikte më herët dhe se arsyen pse e ka vrarë e di 58-vjeçari. “Na lini rehat, nuk kam hall njerëzish. Nuk kemi pasur konflikte më herët. E di ai pse e vrau. Goca me gjithë motrën ishin me dele. Na lini rehat o njerëz. S’ka mirë për ne.”, tha nëna e viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here