Akil Kraja denoncon: 10 mln euro hodhën bandat në Shkodër, lëviznin me makina të blinduara

0
212

Drejtori i kabinetit në PD, Akil Kraja deklaron se 10 mln euro kanë përdorur bandat kriminale për të blerë vota në bashkinë e Shkodrës.

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, Kraja tha se dita e zgjedhjeve në Shkodër ishte si situatë lufte.

Sipas tij, bandat lëviznin në mënyrë të organizuar në Shkodër, me automjete të blinduara.

Ai kishte një apel për këshilltarët bashkiakë të PS në Shkodër që të mos bashkëpunojnë me këshilltarët e PSD së Tom Doshit, pasi një gjë e tillë do të ishte nënshtrim i Shkodrës.

“Unë isha në Shkodër ditën e votimit dhe kam qenë dëshmitar të trysnisë që iu nënshtrohej votuesve në zonat e rrethinave, Velipojës, ku individë me makina me xhama të errët me targa jo reale, ushtronin trysni psikologjike te votuesit. Kur shohim këtë rezultat, nga erdhën votat? Unë nuk kam parë logo PSD në fushatë. Edhe qytetarët shkodranë që na ndjekin të pyesin veten a u ka ardhur ndonjë fletëpalosje PSD në dyert e tyre? E mendoni se Shkodra do të jetë në drejtimin e një individi që është non grata po jo vetëm, i përfshirë në problematika të tjera të cilat vetë ambasada amerikane i ka shprehur. Ja ku jemi sot ku ne bëhemi mbrojtës të të njëjtit koncept gjyqësor penal për të ndëshkuar individë të cilët godasin demokracinë, marrin peng lirinë e qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë. Nuk mund të prnohet kurrsesi nga këshilltarët e PS në Shkodër që të bëjnë aleancë me këta individë, ky do të ishte nënshtrimi i Shkodrës. Përsëris thirrjen për këshilltarët e PS në Shkodër që të gjejnë forcën dhe të bëjnë atë ndarje me këtë forcë dhe të jenë shkodranë në radhë të parë, shqiptarë në radhë të dytë sepse ka një dinjitet për t’u mbrojtur, është Shkodra për t’u mbrojtur. Velipoja është njësoj si ajo skena që pamë në Dhërmi, janë interesa kolosale në lojë, interesa kriminale, Shqipëria është realisht në rrezik dhe ata 500 mijë shqiptarë, poërfshirë ata 21 mijë shkodranë që votuan për Bardh Spahinë votojnë me ballin lart thonë “ne votojmë për ndershmërinë, për qytetarinë”. Fatkeqësisht paratë ishin të shumta. Përflitet vetëm në Shkodër janë hedhur 10 mln euro nga bandat e organizuara që lëviznin në mënyrë të organizuar në qytet, me blinda, ka qenë realisht situatë lufte“, tha Kraja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here