Sherri me thika në Gramsh, policia jep detaje nga vrasja e 15 vjeçarit: 4 adoleshentët janë shoqëruar me komisariat

0
108

Policia ka dhënë detaje nga vrasja e 15-vjeçarit Fation Bici në Gramsh, i cili u godit me thikë në zemër gjatë një sherri mes 5 adoleshentëve.

Blutë e Gramshit raportojnë se sherri ndodhi në lagjen “Sport 2” pas një konflikti të çastit mes tyre.

15-vjeçari u dërgua në spital pasi u godit me thikë në zemër, por humbi jetën për shkak të dëmtimeve të marra.

Ndërkohë katër adoleshentët e tjerë të përfshirë në sherr, mes tyre edhe autori, janë shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here