Gara për Kamzën/ Alimehmeti: Të gjitha sondazhet nxjerrin fitues Arjan Hoxhën. Rezultati duhet të kontrollohet !

0
190

Ilir Alimehmeti ka kërkuar të kontrollohet rezultati i zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës që nxjerr fitues Rakip Sulin me një diferencë me më shumë se 10 mijë vota.

Ai u shpreh në studion e Panorama TV, se të gjitha sondazhet si nga PS ashtu dhe nga PD, nxirrin fitues Rakip Sulin dhe nuk mund të kishte një gabim të tillë statistikor.

“Të gjitha sondazhet nxjerrin Arjan Hoxhën fitues, si tonat si të Partisë Socialiste. Gabimet statistikore mund të jenë disa dhjetëra apo qindra, por është shumë e vështirë të kesh një gabim me 10 mijë vetë. Nuk ka sondazh që e bën këtë lloj vendimi. Ky është një rezultat për t’u kontrolluar që duhet të tregojë seriozitetin e KQZ dhe kompanisë, Duhet të përdorin ekspertizën më të lartë, për të siguruar që kjo gjë nuk do përsëritet më.

Kemi vënë re që ka pasur denoncim edhe në Elbasan ku votuesi thotë votova zotin Boçi dhe doli kandidat tjetër. Sistemi elektronik në Kamëz ka dyshime shumë të forta”, deklaroi ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here