Berisha: Ja si drejtori i burgjeve manipuloi zgjedhjet me të burgosur në Rrogozhinë

0
119

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar manipulimin e rezultatit zgjedhor në Bashkinë e Rrogozhinës, në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla, nga ana e Drejtorit të Burgjeve, Admir Abria.

Sipas Berishës, janë sjellë të burgosur nga burgjet e tjera për të votuar kundër kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Berisha: Janë disa bashki, në të cilat mandati është rrëmbyer. Shko në Rrogozhinë, kanë votuar të burgosurit që nuk kanë asnjë lidhje me Rrogozhinën.

Janë sjellë nga burgjet e tjera për të votuar kundër kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Unë e deklarova në fillim, kandidatët e Alibravës janë patericat e Edi Ramës.

Ndërkohë që edhe vetë kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha e ka denoncuar këtë skandal, ku sipas tij, makineria e pushtetit bëri gjithçka për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Ju votuat për ndryshimin, për ta ushtruar ju pushtetin, duke përbuzur e përballur njëkohësisht makinerinë e pushtetit, që bëri gjithçka, për të deformuar vullnetin tuaj.

Banorët e Rrogozhinës na votuan, na besuan përgjegjësinë e drejtimit të Bashkisë.

Qeveria e Pushteti në mënyrë të paligjshme hartojnë lista me banorë extra, që nuk e ndjejnë përgjegjësinë e votës, e kështu tentojnë të tjetërsojnë fitoren.

Miqtë e mi, ka dhjetëra arsye që beteja ligjore do kthejë hakun te ju!’, shkruan Hoxha në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here