PS fitoi me votat e të burgosurve në Rrogozhinë/Reagon PD: Betejën do ta vazhdojmë në rrugë ligjore

0
102

Partia Demokratike e degës së Rrogozhinës ka reaguar pas shpalljes së fitores së PS në zgjedhjet e 14 majit, me një rezultat të ngushtë me 23 vota diferencë.

Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, fitoi garën për të drejtuar Bashkinë e Rrogozhinës me 23 vota diferencë ndaj Shkëlqim Hoxhës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në një deklaratë dega e PD-së shprehet se do të vazhdojë betejën në rrugë ligjore për çdo votë të qytetarëve.

Deklaratë e PD dega Rrogozhinë

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Rrogozhinë që me votën tuaj vendosët për ndryshimin e drejtimit të Bashkisë Rrogozhinë!

Të nderuar demokratë që punuat pa u lodhur, miq dhe vëllezërit tanë emigrantë që dhatë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, në këtë rezultat epik që u arrit në Bashkinë Rrogozhinë.

Ne jemi fitues moral të Bashkisë, por dhe ai real pasi e mbyllëm Bashkinë me rezultatin 57 vota përpara, kundërshtari jonë që festoi parakohe arriti të ngrejë kokën dhe jo të buzëqeshë vetëm me një kuti atë të Burgut Rrogozhinë ku nuk dihet realiteti i këtij rezultati?

Falënderimet tona pafund për të gjithë ju, mos u dekurajoni se betejën tonë do ta vazhdojmë në rrugë ligjore për çdo votë që ju kontribuat me gjithë zemër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here