Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri
Në një reagim në ‘Facebook’ Meta theksoi se të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht.
Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!
Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.