Gazetari: Nuk njoh asnjë grup kriminal që flet keq për Erion Veliajn, janë të kënaqur!

0
129

Gazetari Artan Hoxha deklaron se grupet kriminale kanë mendim pozitiv për Erion Veliajn.

Ai ka theksuar se nuk njeh asnjë nga bandat nga Ekuadori në Dubai që të ketë folur keq për kryebashkiakun në detyrë.

Gazetari lë të kuptohet se paratë e grupeve kriminale pastrohen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, nën bekimin e Erion Veliajt.

“Nuk njoh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata janë të kënaqur. Ndërtime janë bërë plot, nuk shoh ndonjë kundër haptazi. Por, në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka edhe diferencë nuk besoj se këta do zbresin që të jenë të dukshëm“, thotë ai.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here