Boçi: Kjo është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka takuar banorët e fshatit Shilbater, ku është njohur më nga afër me problemet e tyre, që kryesisht kanë të bëjnë me bujqësinë dhe blegtorinë.

Teksa poston pamjet e takimi, Boçi thotë se në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri.

Më 14 maj thekson Boçi, qytetarët do të firmosin ndryshimin.

“Shilbater, një tjetër fshat i Elbasanit që do t’i prijë ndryshimit këtë të dielë.

A kanë sot banorët kanale vaditëse? A kanë ata një treg të sigurt për produktet e tyre? A merr dikush subvencione?

Në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri, i cili ka në thelb interesin dhe nevojat e qytetarëve në fshat dhe qytet, dhe jo të një grupi njerëzish që kanë përfituar në këto 16 vite. Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, shkruan Boçi.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko