Ermal Meta i shtohet listës së VIP-ave të paguar nga Veliaj për propagandën e 14 majit. Ja shuma marramendëse që mori !

0
145

Ermal Meta, një tjetër artist i cili ka dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zgjedhjet e 14 majit, nuk e ka bërë falas këtë gjë, por përkundrazi për një shifer stratosferike.

Sipas burimeve për SYRI-n, Meta ka marrë një pagesë prej rreth 200 mijë euro nga Erion Veliaj për koncertin e tij në Tiranë.

Nga të dhënat e siguruara, Bashkia Tiranë ka bërë një pagesë prej 85 milionë lekësh për Ermal Metën në datë 10 shtator 2021 në koncertin e tij të justifikuara si ‘shpenzime për të tjera materiale dhe shpenzime operative’.

Por nuk janë vetëm kaq, pasi sipas burimit, Erion Veliaj i ka vendosur rreth 150 milionë lekë gjoba bizneseve që të bënin donacione për koncertin ‘falas’ të Ermal Metës.

Kujtojmë se disa emra të njohur dhe VIP-a kanë mbështetur Erion Veliajn publiksht, ku mes tyre edhe Noizy i cili ishte paguar 50 milionë lekë nga bashkia për koncertin e tij në Tiranë ‘Alpha Shoë’, me çmime stratosferike biletash.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here