Çollaku: SPAK duhet të reagojë, kryetarët e bashkisë së rilindjes po bëjnë namin me tenderat. Rasti i Rrogozhinës duhet të ishte hetuar kohë më parë !

0
85

I ftuar në Syri TV ishte gazetari Basri Collaku i cili ka folur për shkeljet e abuzimet që po bëhen me tenderat nga kryebshkiakët e Rilindjes në të gjitha bashkitë e vendit.

Collaku është shprehur se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Rogozhinës, Memolla duhet të ishte hetuar shumë kohë më para pasi shkeljet ishin flagrante.

 

“Dy javë larg zgjedhjeve rikthimi i tek kjo çështje plagë elektorale lë edhe shpresë edhe dyshim mendoj unë. Përgjimet e publikuar dhe ftesa nga prokurorët e SPAK për Memollën për blerjen e votave dhe ajo historia që ta lëmë këtë muaj ti marrim votën dhe më pas e rregullojmë është një lloj shakaje në krahasim me atë që po ndodh.

SPAK me seriozitetin e pritur dhe të dëshiruar nga ne edhe pse ka shumë mëkate për zgjedhjet si ajo e dosjen 184, i cili ishte një përgjim precedurial nga gjykata ndryshe nga kjo e Memollës. Ky dy standardizim i ndjekjes së çështjeve i hetimit dh e ndëshkimit dhe i përballjes me drejtësinë është problem shumë  i madh.

 

Ky rasti i Rrogozhinës duhet të ishte hetuar shumë kohë për para dhe të ishte ndalur për shkeljet që ka bërë.

 

Qytetarët shqiptar presin që në prokurori të thirret kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është implikuar në disa dosje si ajo e tenderave, inceneratorëve dhe mafias italiane. Veliaj po shëndosh drejtorët e tij sepse i duhen në të ardhmen për t’u përballur në të ardhmen me Ramën.

Duhet të hetohen dhe të përballen me drejtësinë dhe si është e mundur se prokurorët nuk i hetojnë sepse kanë frikë Veliajn dhe Ramën, nuk dua ta besoj, por sjellja e tyre me bën ta mendoj këtë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here