Berisha sfidon Ramën: I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera. Hajde ballafaqohemi

0
140

Ne takimin ne Tepelene, Berisha sfido kryeministrin Rama ne nje perballje.

“Shikoni, në Shqipëri po ta vini re, çfarë po ndodh tani? Ku po shkon paraja. Paraja po shkon e tëra tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Klientela e tyre tani, nuk janë vetëm një grup biznesmenësh, por para së gjithash janë familjarët e vet.
Marrim Edi Ramën. Ja ku jam këtu në Tepelenë, dhe i them këtu para jush, hajde këtu të bëjmë radiografinë njëri-tjetrit. I ke dhënë baxhanakut, i ke dhënë thjeshtrës, në kundërshtim me ligjin, mbi 100 tendera dhe nuk duhet të merrnin asnjë.
Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, në aferat në të cilat, jo shqiptarëve, por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 miliardë euro.
Hajde zoti Edi këtu, para këtyre burrave të dalim, ose ku të duash ti, dhe të nxjerrim; familjarët e Sali Berishës dhe familjarët e tu. Gjej një tender që kanë fituar, zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here