Berisha: Kandidatët e rilindjes janë qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit

0
122

Nga Tepelena, Berisha tha sot se vota për ndryshimin është votë për shpresën.

“Shpesh dëgjon njerëz që thotë nuk kam shpresë, të tjerë që thonë nuk ka shpresë. Shpresa është në duart tona. Në qoftëse ne duam vërtetë që këtë pranverë ta kthejmë në pranverën e shpresës, siç del qartësisht në të 4-anët e vendit, atëherë le të firmosim ne në 14 maj, ndryshimin, të votojmë Baftjar Imerin, të votojmë kandidatët e primareve.
Të dashur miq!
Këta kandidatë përballen sot me kandidatët e rilindjes, të cilët në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Nga veriu në jug, duhet të ndahemi prej tyre. Edhe në rrafshin qytetar.
Unë isha në Has, kandidati i rilindjes emrin që i ka vënë nëna e baba i vet, e kishte Beqir, Edi Rama e paraqet në mes të Krumës me emrin Halit. Po. Po pse, se Beqiri ishte arrestuar 5 herë, në tre vende dhe dy herë në Shqipëri. Dhe për të larë krimet, Beqiri duhet të quhet Halit.
Se mos është vetëm Beqiri? Jo more jo. Por është vetë Edvini, absolutisht i arrestuar në Milano, i arrestuar në Paris, i arrestuar në Mynih, të dalë të thotë jo. I arrestuar për vjedhje të ndihmave në kampet e refugjatëve në Mynih. I arrestuar për ikonat në Paris, i arrestuar në Milano. Këta janë sekti i krimit, miqtë e mi.
Isha në Patos. Paraqita një mjeke, kandidate për kryetare bashkie. Kush ishte rivali i saj. Rivali i saj ishte një Fatjon, Fatjon i cili e kishte të shoqen në arrati. E shoqja e Fatjonit, ishte me mandat arresti, punonjëse e hipotekës në Sarandë. Pasi i kishte bërë pronarë qeveritarët socialistë dhe kishte mbushur valixhet me euro ja mbath në Londër.
Fajtonin e paraqet Edi Rama për shkak të valixhes me euro, kandidat për kryetar bashkie të Patosit.
Isha në Maliq, ishte kryetari, kishte 23 vite kryetar, tani i dukeshin qytetarët si drunj të themi. U thotë në këtë mandat unë ju jap fjalën që do të ndërtoj trenin elektrik, Maliq-Pylli i Fazanit.
Pra kemi të bëjmë me një sekt i cili jo vetëm është i zhytur në krime, por ka një përçmim për qytetarët. Një mungesë totale respekti për qytetarët. Kemi të bëjmë me një grup që i vjedh qytetarët ditën, natën dhe i mashtron me çdo gjë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here