Ngjarja e rëndë! Gruaja lyen burrin me terpentinë dhe i vë flakën. Më pas ngre alibinë: Tentoi të digjte veten

0
199

Një ngjarje e rëndë është parandaluar gjatë natës së të Enjtes së Madhe. Një grua 50-vjeçare lehu me terpentinë bashkëshortin e saj 57-vjeçar dhe i vuri zjarrin për ta djegur të gjallë.

Skena e tmerrshme ka ndodhur në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë, pas një sherri të ashpër me bashkëshortin e saj, gruaja e ka sulmuar me lëngun e ndezshëm dhe ka shkuar për ta djegur të gjallë. Burri në gjendje të mjerueshme dha alarmin, ndërsa fqinjët njoftuan policinë dhe 50-vjeccarja u arrestua.

Ndërkohë, gruaja ka mohuar ngjarjen, duke u justifikuar se i shoqi kishte tentuar që t’i vinte flakën vetes, një arsyetim që nuk u besua. Viktima po trajtohet me djegie në spitalin “Georgios Gennimatas”.

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here