Pas ngritjes së padisë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e djathta reagoi njëzëri duke thënë se kjo është një vepër e miliarderit majtist, George Soros.
Sipas tyre, Soros ka financuar prokurorin që ngriti padinë ndaj ish-presidentit amerikan, duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm në vend.Por ndërkohë, miliarderi Elon Musk, thotë se në fakt 92-vjeçari Soros nuk i merr më vendimet. Sipas tij, kontrollin e ka i biri.Më kanë thënë se i biri është në fakt në krye të punëve,” tha Musk, duke reaguar ndaj një komenti në Twitter se a është në dijeni Soros të faktit se ku shkojnë paratë e tij.
Ndërsa Musk nuk e specifikoi se për cilin djalë të Soros bëhet fjalë, mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Alexander. Ky i fundit është kreu i bordit të drejtorëve në Fondacionet për Shoqërinë e hapur.
Ai raportohet se ka bërë të paktën 14 vizita në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që mediat e djathta amerikane shkruajnë se familja Soros tani ka nën kontroll presidentin Joe Biden.
Fox News shkruante se Alexander është de facto një ‘ambasador’ i Shtëpisë së Bardhë.
Miliarderi Musk reagoi me ironi ndaj këtij lajmi. “Dhe atë nuk më kanë ftuar asnjëherë mua,” shkruan