Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë në Bulqizë kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku cili doli nga procesi i primareve.
Në fjalën e tij para mbështetësve, Fiku u shpreh i impresionuar nga besimi dhe mbështetja ndaj kandidaturës së tij për Kryetar i Bashkisë Bulqizë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
‘Koalicioni “Bashkë Fitojmë” është burim optimizmi dhe inkurajimi, për t’i dhënë fund keqqeverisjes edhe në Bashkinë Bulqizë, që gjatë 8 viteve ka shpërdoruar e vjedhur fondet publike. Do të jemi pjesë e betejës që po bën koalicioni “Bashkë Fitojmë” për të ngjallur shpresë dhe për të bindur çdo banor, që taksat e tyre dhe çdo pasuri e bashkisë nuk do të vidhet e shpërdorohet, por do të vihet në funksion të rritjes së mirëqënies së tyre’, u shpreh Fiku.
Gjithashtu Fiku theksoi se ‘motoja e tij në punë do të jetë beteja kundër të keqës, vjedhjes, korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike’.
Fjala me rastin e hapjes se fushates elektorale per zgjedhjet vendore e 14 majit 2023.
Te nderuar pjesmarres, demokrate e demokratë, simpatizante, qytetar te Bulqizes, dashamires te ndryshimit.
Siç eshte ne traditen tone ne fillim dua t’ju drejtohem miqve tane te respektuar, liderit tone historik, Prof. Dr. Sali Berisha, deputete, ish deputet, kryetar dhe ish kryetar, kolege dhe te ftuar, qe na nderojne me pjesmarrjen e tyre ne hapjen e fushates elektorale, te fushates se fitores me 14 maj ne Bulqize dhe gjithe shqiperine.
I impresionuar nga besimi qe me eshte dhene per te kandiduar, per kryetar te Bashkise Bulqize, me lejoni qe te shpreh mirenjohjen time me te thelle, per te gjithe ju vellezer e motra, qe duke lene me nje ane problemet dhe hallet tuaja te perditeshme, presionin dhe shantazhet e ushtruara nga diktatura e rilindjes se edi rames, na nderoni me pjesemarrjen tuaj.
Nje mirenjohje te veçante per emigrantet dhe per te gjithe ata qe per arsye te ndryshme nuk jane fizikisht te pranishem,por me shpirt dhe me zemer jane pjese e shqetesimeve dhe punes qe po bejme per te arritur fitore te thelle ndaj kundershtareve tane politik, te ketyre hajduteve qe po e vjedhin kete vend te bekuar prej 10 vitesh.
Zoti ju bekofte te gjitheve dhe faleminderit per inkurajimin dhe mbeshtetjen qe po jepni per te nxjerre Bulqizen nga udhekryqi i rrezikshem ku ndodhet.
Zonja dhe zoterinj,banor te bulqizes kudo qe jeni.
Si kandidat i Partise Demokratike i dale nga procesi transparent i primareve, me ndjenje te larte pergjegjesie, do te bej te gjitha perpjekjet qe te justifikoj respektin dhe besimin e demokrateve,si dhe te gjithe banoreve te bashkise, per te arritur fitoren me 14 maj dhe per te vene ne rrugen e zgjidhjes problemet e shumta social ekonomike qe Bashkia Bulqize ka sot.
Duke qene njeri nga ju, do te jem prane jush dhe do te ndaj me ju,gjithe shqetesimet dhe hallet e shumta qe keni, duke vene ne sherbim tuaj administraten dhe duke mire menaxhuar fondet publike, taksat dhe resurset natyrore,qe bashkia ka
Ju premtoj gjithe qytetareve te Bulqizes sherbim te ndershem,transparence ne te gjithe veprimtarine e bashkise, si dhe trajtim te barabarte e dinjitoz, bazuar ne ligj, pa asnje lloj dallim bindje politike.
Kualicioni “Bashke Fitojme” eshte burim optimizmi dhe inkurajimi, per ti dhene fund keq qeverisjes edhe ne bashkine Bulqize, qe gjate 8 viteve ka shperdoruar e vjedhur fondet publike.
Do te jemi pjese e betejes qe po ben kualicioni “Bashke Fitojme”per te ngjallur shprese dhe per te bindur çdo banor, qe taksat e tyre dhe çdo pasuri e bashkise nuk do te vidhet e shperdorohet,por do te vihet ne funksion te rritjes se mireqenies se tyre.
Me ndjenje te larte pergjegjesie do te kem bashkepunim intensiv se bashku me grupet e punes,me çdo qytetar qe ata te binden per rendesine qe ka per te ardhmen e bulqizes,fitorja me 14 maj.
Qytetar te Bulqizes.
Baza mbeshtetese per te drejtuar Bashkine do te jene ne mes te tjerave: Perkushtimi, Ndershmeria, pervoja ne qeverisjen vendore dhe njohja e kontributit te çdo njesie administrative.
Motoja ime ne pune do te jete beteja kunder te keqes, vjedhjes, korrupsionit dhe shperdorimit te fondeve publike.
Vizioni im per bashkine do te kete ne fokus:
-Luften kunder korrupsionit dhe vjedhjes.
-Permiresimin e infrastruktures.
-Shfrytezimin e kapaciteteve te emigranteve per te investuar ne vendlindje.
Fuqizimin dhe modernizimin e arsimit dhe shendetesise.
-Rikostruksioni i fasadave dhe hapesirave te brendeshme ne qytet.
-Mbeshtetje per agroturizmin,si mjet per zhvillimin e ekonomise rurale.
Programi ekonomik per qeverisjen vendore ne kater vitet e ardheshme do te synoje ne permiresimin e klimes se biznesit, duke aplikuar taksim te perballueshem dhe te ndershem,si edhe perdorimin me efiçense dhe transparence te te ardhura te grumbulluara.
Te ardhurat qe merr bashkia nga minierat do te vihen teresisht ne funksion te permiresimit te situates katastrofike ku ndodhet sot Bulqiza.
Bujqesia dhe blektoria do te jene ne qender te programit tone ekonomik.
Nga buxheti i bashkise,nga bashkepunimi me organizatat jo qeveritare dhe nga donatoret do te ndihmojme banoret ne shtimin e numrit te krereve te te imtave dhe gjedheve.
Vemendje te veçante do ti kushtohet pemtarise dhe pyjeve.
Programin e nisur nga partia demokratike para 8 vitesh dhe te lene ne mes nga hajdutet e kesaj qeverie,do ta bejme realitet duke synuar per subvensione dhe menaxhim ligjor.
Si kudo ne shqiperi edhe Bulqizen e kane shpopulluar dhe katandisur,me rruge te shkaterruara,me shkolla te mbyllura,me kanale e ujsjellesa me apo pa uje.
Asnje subvension per transportin e atyre pak nxenesve,qe kane mbetur per te vazhduar mesimin ne qytetin e Bulqizes.
Ne gjendje te mjerueshme eshte arsimi dhe shendetesia ne te gjithe njesite administrative.
Hipokrizia e kesaj qeverie nuk ka fund, krenohen hajdutet me portalin “mesues per shqiperine” per gjoja punesimin sipas merites.
Por realiteti flet krejt ndryshe,duke degdisur drejtorine e menaxhimit te Qarkut Diber ne Durres dhe duke mbushur shkollat me aktiviste, per ti perdorur mesues e nxenes si kontigjent te fushates elektorale dhe per te mbushur sallat kur flet marjoneta e edi rames,belinda e kudo ndodhur.
Do te hartohen plane te veçanta per te permisuar e rregulluar infrastrukturen, ne te gjitha njesit administrative, Martanesh, Qytet, Fush Bulqize, Zerqan ,Shupenze ,Gjorice,Ostren dhe Trebisht.
Problem per Bashkine Bulqize eshte keq administrimi i ndihmes ekonomike per familjet ne nevoje,si edhe shperdorimi i fondeve te emergjencave civile,te dhena per termetet dhe fatkeqesit e tjera natyrore.
Edhe ne keto fatkeqesi per shume familje, me vendime abuzive per ti pasur kontigjent ne fushata elektorale, jane bere favorizime.
Keto abuzime, vjedhje dhe kjo fasade propagandistike do te marre fund me fitoren e koalicionit tone.