Dash Sula: Shqipëria i vetmi vend në rajon që shtoi taksat gjatë krizës ndërkohë që vendet e tjera i kanë ulur ato

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kundërshtuar projektligjin për tatimin mbi të ardhurat. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula është shprehur se konsumi në Shqipëri ka rënë si pasojë e mungesës së të ardhurave. Sula ka deklaruar gjithashtu se Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që shtoi taksat gjatë krizës së viteve të fundit, ndërkohë që shtetet e tjera i kanë ulur ato. Po ashtu Sula ka shtuar se fshatarët po paguajnë 8-9 taksa duke futur këtu dhe shërbime që nuk i marrin siç janë ndriçimi si dhe pastrimi. Sipas tij ekonomia shqiptare po të mos ishin paratë e pista do të kishte falimentuar.

 

Sula: Konsulmi ka rënë. Konsumi ka rënë sepse shqiptarët nuk shpenzojnë dot sepse nuk kanë të ardhura. A e dini ju se 40% e Shqipërisë jeton në më pak se 5 dollarë në ditë. Ju vini këtu jepni shifra dhe u trullosni mendjen qytetarëve duke thënë se jemi mirë. Jo nuk jemi mirë. Mirë jeni ju këtu dhe oligarkët. Qeraja në Tiranë është sa frëngu pulën. Studentët rrinë netë pa gjumë për të mballuar shkollën dhe për të zënë punë. Por atë rrogë do ua marrë qeveria. Pyetja është mjaft e thejshtë. Jeni e vetmja qeveri që mburreni se keni grumbulluar më shumë taksa se qeveritë e tjera të rajonit. Ndërkohë që vendet e rajonit e kanë ulur TVSH-në e shportës në 5% dhe në 8%. Gjëja e parë që fermerët, problemin e madh e kanë te taksat sepse janë shumë fishuar. A ka logjikë që fshatarët të paguajnë 8-9 taksa. A e dini ju që fshatari paguan në bashki taksë ndriçimi, ndërkohë që nuk ka ndriçim, paguan taksë pastrimi dhe nuk pastrohet asnjë në fshat. Paguajnë taksë gjelbërimi në fshat, paguajnë taksë varrezash, paguajnë taksë trualli. Mënyra e taksimit në Shqipëri është e gabuar. Mos të jenë paratë e pista në Shqipëri, kjo ekonomi ka falimentuar. Ju nuk taksoni paratë e pista por kapni bizneset e ligjshme. A ka logjikë që të ndërtosh një kullë qindra milionë euro dhe të mos kërosh kredi. Ku i gjen këto paratë, nga dalin këto?

Ibrahimaj: Konsumi është rritur me 4.5% në tremujorin e katërt. Konsumi final i administratës publike ka qenë me rënie. Ju lutem referohni shifrave zyrtare dhe të bëhemi më serioz në parlament.

Sula: I kapni më para se keni frikë se dalin njerëz që janë të lidhur me pushtetin, në muajt në vazhdim këtu do jemi, nuk e morët parasysh po çuat 120 mln euro për rindërtim, në Rogozhinë që nuk u shemb asnjë shtëpi, morët para, keni interesa.

 

 

Dash Sula: Shqipëria i vetmi vend në rajon që shtoi taksat gjatë krizës ndërkohë që vendet e tjera i kanë ulur ato

Tritan Shehu: Sot është dita e mjekëve

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko