“Alibeajt po i ikin kandidatët një e nga një”, Në garë për Vorën mbetet Indrit Hoxha dhe kryebashkiaku aktual i PS !

0
309

Mbrëmjen e djeshme ka qenë afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Burime për BalkanËeb bëjnë me dije se kandidati i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar nga Enkelejd Alibeaj, Ibrahim Bruka, nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet.

Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë””, tha ai.

Ndërkohë vetë zoti Bruka i kontaktuar nga BalkanËeb, ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve, në KZAZ janë regjistruar vetëm kandidati Indrit Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Blerim Shera, kryebashkiaku aktual i dalë nga listat e PS.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here