“Regjimi në duart e krimit”/ Sulmi ndaj TCh, Berisha: Dëshmi e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend

0
143

Lideri i demokratëve Sali Berisha e cilëson një akt kriminal të shëmtuar ngjarjen e ndodhur pas mesnatës së të dielës, në orët e para të 27 marsit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme zjarri ndaj ambienteve të Top Channel duke lënë të vdekur rojen e sigurisë, Pal Kola.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Berisha e cilëson këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit.

“Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, shprehet Berisha.

Edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, e ka quajtur sulm kriminal, teksa u shpreh se policia po punon për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët.

“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel.

Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”, u shpreh ministri.

Po ashtu nje tjeter reagim vjen edhe nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla.

Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së z. Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here