Nga Ylli Manjani
Abuzuesi është më i keq hajduti.
****
Sa më takon,nuk kam menduar e as mendoj që Rama është hajdut,siç thonë shumica e kritikëve të Tij.
Kush e njeh Edi Ramën nuk gjen dot tek ai tiparet e hajdutit. Ai nuk ka qëllim paranë , ndaj nuk ka premisat e hajdutit.
Por Ai është abuzues.
Skemat e tij politike nxisin abuzimin me pasurinë dhe paranë. Edi Rama është kafshë, monstër fare pushteti.
Dëshira e tij për t’u imponuar dhe për të sunduar është më e madhja prej dëshirave që ai ka. Ai jeton për këtë dëshirë, pra për të diktuar atë që ai do.
Ai nuk jeton për para,por për pushtet. Për këtë të fundit ai bën çdo gjë. Bashkëpunon me të mirë e të ligj, afron dhe mbështet turlilloj pareliu e drogaxhoi. Mjafton që ai të sigurojë pushtetin.
Kjo spjegon faktin se ai ka gjithmonë pranë dhe në shërbim të tij hajna, kriminelë e të korruptuar.
Sepsa ata i shërbejnë atij për marrë e mbajtur pushtet, ndërkohë që këta të fundit sigurojnë paratë dhe plaçkën për të cilën jetojnë bë sistemin abuziv që kanë krijuar nën pushtetin e Ramës.
Kjo spjegon edhe shkatërrimin e sistemin legal dhe drejtësinë. Hajnave dhe krimit që mban atë në pushtrt u hiqen të gjitha kufizimet ligjore.
Një tip i tillë, pra si Edi Rama, paranë e ka mjet dhe jo qëllim. Si me çdo mjet tjetër edhe me paranë abuzohet. Ai që e ka qëllim paranë nuk abuzon me të. Kur i duhet paraja e ka gjithmonë.
Mendoj se i duhet gjetë fjala e duhur këtij njeriu nëse duam ta kritikojmë. Dhe fjala e duhur është abuzim jo hajni.
Duke i vënë një etiketë që se ka, druaj se e marrim në mbrojtje më shumë sesa e dëmtojmë…