Kreu i PD, Sali Berisha takim me zonjat e PD me rastin e 8 Marsit

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me një grup grash e vajzash demokrate në një lokal në Tiranë me rastin e 8 Marsit.

Takimi është përmbyllur me një këngë të bukur shkodrane,  që zonjat e nisën vetë aty për aty dhe e përfshinë edhe liderin e opozitës.

“Eja, eja, luleborë se me ty do të thur kunorë” thoshte kënga, ndërkohë që zonjave iu dhuruan trëndafila të bardhë dhe biseda u bë më e ngrohtë dhe familjare.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko