Populli u ngrit kundër regjimit”/ Meta kujton tubimin e 2 marsit: Rilindja kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e saj të korruptuar

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinjtë që i bashkohen për herë të parë Partisë së Lirisë.

Gjatë fjalës së tij Meta kujtoi protestën e tre viteve më parë ndërsa tha se 2 marsi i 2019-ës ishte një ditë e veçantë për kombin dhe për mua, pasi sicc tha ai, para 3 vitesh populli u ngrit kundër këtij regjimi.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që takohem me të gjithë ju. Jam i lumtur që ju vini sot këtu për herë të parë në një ditë të shënuar për kombin tonë që është 2 marsi, dita e Besëlidhjes së Lezhës.

Por është edhe për mua një ditë edhe më e veçantë, sepse 3 vjet më parë si president i Shqipërisë, populli i Shqipërisë, që unë e quaj populli 2 marsit, populli i Kushtetutës, populli i dinjitetit, populli i interesit kombëtar ju përgjigj thirrjes time si president në mënyrë të jashtëzakonshme.

Në një manifestim për t’ju kundërvënë këtij regjimi, i cili synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi dhe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes por jo vetëm për të por edhe për mafian ndërkombëtare, mafian rajonale prandaj nuk kujdesen aspak për të rinjtë dhe të rejat”, u shpreh kreu i PL-së, Ilir Meta.

Populli u ngrit kundër regjimit”/ Meta kujton tubimin e 2 marsit: Rilindja kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e saj të korruptuar

Vokshi: Larg duart nga PD, vula dhe

Populli u ngrit kundër regjimit”/ Meta kujton tubimin e 2 marsit: Rilindja kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e saj të korruptuar

Ka kaluar vijën e kuqe/ Shehi: Rama

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko