Qeveria do të shembë pallatet 50-vjeçare? Eksperti: S’ka bazë ligjore, godinat kaluan me sukses provën e tërmetit

0
156

Qeveria po planifikon që përmes një VKM-je të shembë godinat mbi 50-vjeçare, pavarësisht nga gjendja e tyre strukturore.

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Erion Softa, inxhinier ndërtimi dhe ish-drejtor i IKMT u shpreh se këto godina i rezistuan tërmetit të 2019 dhe e kaluan me sukses provën.

Softa tha se nuk ka bazë ligjore profesionale, as infrastrukturë profesionale për të marrë vendime të tilla.

“Kanë kërkuar për godinat mbi 50 vjet, që kanë amortizim në kohë. Por ne vemë re që këto godina gjatë tërmetit reaguan më mirë nga shumë të tjera. Provën e tërmetit e kaluan me sukses. Pavarësisht se ka dëmtime të strukturës nga banorët dhe bizneset poshtë. Nuk kemi as bazë ligjore profesionale, as infrastrukturë profesionale për të nxjerrë njerëz në terren për të marrë vendime të tilla. Koha ka treguar që edhe riparimet nuk janë bërë profesionale, janë bërë jashtë kushteteve teknike. Rasti i pastër është një objekt tek “Ushtari i panjohur” ku fillimisht u vendos për t’u prishur, u bë një ekspertizë tjetër dhe një tjetër, bënë një riparim në fasadë. Kemi të bëjmë me një ekspertizë prejt ë paaftësh sepse s’kanë bërë gërmime të themeleve, as verifikim strukturë, asgjë, janë marrë ca para, është lyer një objekt nga jashtë dhe është dorëzuar“, u shpreh Softa.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here