Berisha: Revolucionet i bëjnë pakicat, i bëjnë guximtarët, revolucionet paqësore i firmos shumica me vota

Ne takimin me demokratet e Tiranes Berisha foli edhe lidhur me pojesemarrjen ne protestat e opozites ku theksoi se revolucionet i bëjnë pakicat, i bëjnë guximtarët, revolucionet paqësore i firmos shumica me vota

“937 mijë shqiptarë janë larguar nga viti 2014-2022 nga Shqipëria thotë Eurostat, vetëm në vendet e BE-së. Asnjë vend tjetër, as nuk krahasot me askënd. Ky është program, program. U ndala në këto aspekte, ju i dini vetë dhe besoj se i dini. Por e rëndësishme është që të ja shpjegoni çdo qytetari shqiptar.
Do të lëmë që të boshatiset Shqipëria komplet, kush ta marrë, ta marrë mafia, siç e ka. Sot e drejton mafia vendin. Prandaj duhet të ngrihemi me forcën më të madhe. E theksoj përsëri, revolucionet i bëjnë pakicat, i bëjnë guximtarët. Revolucionet paqësore i firmos shumica me vota. Dhe ky është synimi ynë.
Do të bëjmë gjithçka, do të bashkëpunojmë me çdo njeri që është i vendosur për të shpëtuar Shqipërinë, për ti dalë zot Shqipërisë. Nuk e kemi të lehtë, por e kemi absolutisht të sigurtë fitoren, e kemi plotësisht të mundshme.”

Berisha: Revolucionet i bëjnë pakicat, i bëjnë guximtarët, revolucionet paqësore i firmos shumica me vota

Berisha: Protesta e 3 marsit, nuk mund

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko