Berisha: Fangu, baxhanaku i Ramës u bë bos i tenderave dixhitalë”Olsi mori Spitallën me kompaninë kineze

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë tendera dixhitalë dhe baxhanakut të tij dhe se ministrja e Kulturës i jep tender thjeshtrës së kryeministrit.

Berisha pyeti se me çfarë morali dhe tagri ligjor i jep thjeshtrës së Edi Ramës tenderat?

“A e dini ju si është bërë një Fangu Fangu baxhanaku i tij, është bërë bosi i tenderave dixhitalë në Shqipëri.

E pyesni pak ministren e Kulturës si ka mundësi ti japë tenderin kompanisë ku punon thjeshtra e Edi Ramës.

A ekziston një ligj i konfliktit të interesit apo jo? A lejohet që fëmijët, enturazhi i kryeministrit, po të mos jetë krim ministër të fitojnë tendera? Me çfarë morali dhe tagri ligjor i jep thjeshtrës së Edi Ramës tenderat? Ajo kompani për definicion përjashtohet nga tenderi.
Një njeri i cili Olsin e ka peshkaqenin më të rrezikshëm.

I nxirrni nga arkivat kur Olsi mori Spitallën që ta ndërtonte me një kompani që merrej me azilet e të moshuarve në Kinë dhe mediat kineze hapeshin me titujt vëllai i madh i kryeministrit”, deklaroi Berisha.

Berisha: Fangu, baxhanaku i Ramës u bë bos i tenderave dixhitalë”Olsi mori Spitallën me kompaninë kineze

Gjokutaj: Ja pse më 3 mars, Apeli

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko