Si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave të tyre, ashtu siç ishte lajmëruar sot pedagogët kanë rifilluar protestat e tyre përpara Universitetit Politeknik në Tiranë.
Deri më sot, të gjithë kërkesat e tyre kanë rënë në veshin e shurdhër, por në deklaratat që u bënë u theksua me forcë se nuk e kanë harruar kauzën e tyre. Njeri nga profesorët nënvizoi në fjalën e tij: “Nuk kemi ardhur këtu për të rritur rrogën, por për të tronditur sistemin e korruptuar të universitetit, që nuk ka ndryshuar”!
Një nga pedagogët protestuese tha: “Vjeshtën e kaluar, stafi akademik, ndihmëskademik dhe administrativ nisi një lëvizje. Reagimi ynë i përbashkët u mbështet në disa çështje të rëndësishme siç ishin financimi në nivel shumë të ulët i Arsimit të Lartë, më pak se 0,0& e GDP, pagat mbi 40% më të ulëta me nivelet e pagave universitarë në rajon, orën mësimore të paguar më pak se 50% krahasuar me rajonin dhe universitetet private në vend, investime të pakta në ambientet e punës, laboratore, biblioteka, kampuse studentore etj. mungesë e botimit të botimeve universitare dhe tkurrje e numrit të studentëve dhe largimin e tyre jashtë vendit; financim të ulët të kërkimit shkencor, poshtë 0,1% të GDP, mungesë të transparencës së përdorimit të fondeve në universiteteve etj.”