Një incident i rëndë ka ndodhur në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi ku kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, u dhunua nga efektivët malazezë. Burime për mediat bënë të ditur se autori që ka dhunuar Petraq Milon do të njihet me vendimin për pezullim nga puna. Bëhet fjalë për zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac. Sakaq për efektivët e turnit të ditës kur edhe nga ndodhur incidenti, do të merret masë disiplinore.
Kujtojmë se Milo ka qenë së bashku me familjen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ai është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivë malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.