Meta: Me Ramën kryeministër, vendi zhytet në korrupsion. Revolta popullore ka shpërthyer dhe nuk do ndalet

Ne nje konference per mediat kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se vendi eshte i zhytur ne korrupsion.

“Progres Raporti mbi Energjinë e Rinovueshme i dorëzuar nga Qeveria në EUROSTAT pohon dështimin e thellë në sektorin energjitik, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe të skemës mbështetëse për promovimin e gjenerimit të energjisë fotovoltaike.

Sipas këtij raporti të hartuar nga vetë Ministria e Instrastrukturës dhe Energjisë, pranohet dështimi i thellë në prodhimin e kulturave bujqësore të dedikuara për prodhimin e energjisë, ndërkohë që jepet zero informacion për energjinë e prodhuar nga mbetjet urbane të biodegradueshme.

Rezulton se Qeveria rezulton nuk ka përmbushur asnjë detyrë sipas Planit të Konsoliduar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë ku përgjatë viteve 2019-2020 do të instaloheshin centrale me kapacitete të instaluara prej 490 MgW nga energjia e prodhuar nga burimet e rinovueshme fotovoltaike.

Rikujtoj se Partia e Lirisë, në mbështetje të kërkesave të klientëve privatë dhe familjarë, prej kohësh ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, ku ndër të tjera propozon: “Që për vetëprodhuesit, ndërtimi i kapaciteteve të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në 2MgW që prodhojnë energji elektrike nga dielli, miratohen nga Operatori i Shpërndarjes”.
Sepse ne besojmë se ky është interes i qytetarëve, i konsumatorëve, i sipërmarrësve por është dhe një interes publik, duke e gjykuar se në këtë mënyrë u vijmë në ndihmë familjeve dhe bizneseve që nuk e përballojnë dot koston aktuale të çmimit të energjisë elektrike dhe kontribuojmë që t’i jepet fund korrupsionit të blerjes së energjisë elektrike.

Për t’u ndalur në korrupsionin e shfrenuar në sistemin energjitik, së fundmi jemi njohur edhe me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që citon se kaskada e Drinit është keqmenxhuar e për rrjedhojë, importet janë bërë me çmime të larta duke gllabëruar disa qindra milionë euro.

Konkretisht KLSH vlerëson se “Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit, solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë. Vlera e importit të energjisë elektrike për 6-mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021. Shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659.9 milionë euro”, thuhet në auditimin e KLSH.

 

Është e qartë se Qeveria ka interes vetëm që korrupsioni të vazhdojë dhe qytetarët të grabiten, veçanërisht në kushtet kur për dy termocentralet lundruese, që u morën me qira dyvjeçare për të mbuluar kërkesën për energji elektrike në këtë periudhë krize, nga shtatori i vitit të kaluar dhe deri në shkurt 2023 janë shpenzuar rreth 15 milion euro për qera dhe mirëmbajtje ndërkohë nuk është prodhuar as edhe 1(një) MWh energji.

Mjaftonin këto qindra milion euro të “avulluara” vetëm si pasojë e korrupsionit, aferave dhe keqmenaxhimit të sistemit energjitik shqiptar për të plotësuar të paktën kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të pedagogëve, që sërish do të rikthehen në protestë në datën 22 shkurt për paga dinjitoze, të paktën sa të kolegëve të tyre në Kosovë.

Me Edi Ramën kryeministër vendi vetëm zhytet në korrupsion, duke u renditur të parët në kontinent dhe të dytët në botë për ryshfet pas Zambias, ndërkohë që Kosova përmirësohet me 20 vende vetëm në dy vite.

Ndaj pagat dhe pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pagave dhe pensioneve në vendet fqinje dhe pedagogët tanë kërkojnë pagesa sa të kolegëve të tyre në Kosovë.

Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre solemn dhe nuk do të lejojnë me që Edi Rama me korrupsionin skizofrenik të prodhojë vetëm mjerim dhe shpopullim, duke vjedhur taksat dhe pasuritë kombëtare për të mbajtur në këmbë këtë regjim të kalbur nga hajdutëria dhe krimi, siç u faktua edhe me aferën e zezë shtetërore “McGonigal”.

Revolta popullore, ka shpërthyer, më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, i cili kërkon të asgjësojë tani edhe Kuvendin, sepse kërkon të asgjësojë llogaridhënien, pluralizmin dhe opozitën që përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve.

Bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, i komisioneve hetimore, i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, i përjashtimit të deputetëve, i bllokimit të informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj Kuvendit, që po kthehet në një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim.

Ndaj nesër në ora 10:00 ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!

Meta: Me Ramën kryeministër, vendi zhytet në korrupsion. Revolta popullore ka shpërthyer dhe nuk do ndalet

Berisha bën thirrje për protestë masive më

Meta: Me Ramën kryeministër, vendi zhytet në korrupsion. Revolta popullore ka shpërthyer dhe nuk do ndalet

Meta: Revolta popullore nuk do të ndalet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko