A po bëhet Amerika si Shqipëria?

0
349

Avokat Brikena Bogdo

“Mc Gonigal duket se është përpjekur të shtyjë kryeministrin drejt dhënies së një licence për cpime nafte, për një subjekt të lidhur me Nezën dhe Duckën”- shkruan Neë York Times. Kjo nëse vërtetohet e ngarkon direkt kryeministrin me shkelje të ligjit shqiptar për prokurimet. Si gazetare investigative kam investiguar afera korruptive në Drejtorin e atëhershëm  të Prokurimeve, me fakte që komprometonin ate Agjenci. Drejtori i atëhershëm i Prokurimeve arriti të depërtonte deri në projektin investigativ USAID, për të fshirë skena të cilat e komprometonin rëndë atë. Ai përpara kameramanit më shtynte dhe ofendonte me fjalor rrugacësh. Se si jepen tenderat në Shqipëri ne tashmë e dimë, por në aktakuzën e Ëashingtonit po dalin fakte dhe dëshmi, ku implikohet drejtpërdrejtë kryeministri shqiptar, pikërisht për favorizime të paligjshme tenderash.

Sa per  Ramën fuqizimin e tij politik, mediatik, korruptiv e kam prekur në ALBATV, se si përdorte televizionin për propagandë, se si abuzonte me fondet e shtetit në bashki. Sa më shumë rriste korrupsionin aq  më shumë fuqizohej politikisht dhe financiarisht. Kuptohej që po korruptonte për më të fuqishëm se vetvetja. Në një shkrim të përpara disa viteve kam shkruar: “Rama po e përdor cifligun, Shqipërinë, për llogari të një cifligari tjetër, ku kisha parasysh Soros. Jam penalizuar për këtë shkrim me një bllokim në rrjete sociale. Ishte miopi të mos e kuptoje këtë. Por, ndeshemi përpara faktit kokëfortë, mosndëshkueshmërisë.

Ajo që e bën edhe më të dukshëm korrupsionin dhe vartësinë e kryeministrit, nga pronari i tij, është fakti që megjithëse e dinte shumë mirë që po hetohej nga FBI, ai vazhdon me projektin për  spostimin e Portit të Durrësit, me përpjekje për amnisti fiskale, mundësi e artë e krimit për të pastruar paratë. Pra vazhdon krimin dhe korrupsionin, pa ju trenbur aspak syri. Ramës i duhen 2 miliardë eurot, në portin e Durrësit, për pronarin, SOROS. Rama është thjesht një vegël e luftës së titanëve që e përdorin për interesat e tyre dhe do e hedhin si një copë leckë. Pse janë sytë tek ky vend i vogël? Sepse ai që qëndron si cifligar në krye, ka pasurinë e një vendi.  Shteti pa  institucione dhe asnjë formë demokratike është lehtësisht i kapshëm,  mjafton të kapësh kreun e këtij vendi. Këtë taktikë ndoqi Soros në të gjithë vendet e lindjes me demokraci tepër të brishtë, për t’u fryrë financiarisht lehtësisht, (ndën zë flitet që zotëron 40% të pasurisë globale). Kjo është strategjia “Soros”, me para blen gjithcka. Me para blen dhe shet pushtete por në ankande të paligjshme. Me shumë gjasa do studjohet si koncepti “Soros”, si shiten dhe blihen pushtete, por jo me paratë e tua, por me paratë e vetë shteteve.

Është interesant fakti që ky koncept shitblerjesh pushtetesh, ndodh më lehtësisht në vendet e lindjes, të cilët kaluan rregjimin komunist. Në këtë mënyrë ai që synon të blejë një pushtet dhe më pas një shtet, e ka të lehtë, mjafon të shënjestrojë  një individ, cifligarin. Këtu fillon një lojë skllavo-pronari. Blerësi i pushtet-shtetit, blen cifligarin-pronar të vendit. Ky i fundit ndihet i fuqishëm, pasi ka pasurinë e vendit të tij, por edhe më gjerë, sepse e shton këtë pasuri. Pikërisht në momentin që ndihet më i fuqishëm se kurrë, është më skllav se kurrë. Ai është i shantazhueshëm  nga blerësi, i cili shndërrohet në pronarin real të pushtet-shtetit, ose  në skllavopronarin modern. Sigurisht, që me këtë teori Soros është skllavopronari i gjithë europës lindore, përvec Rusisë (për këtë arsye nuk shkon mirë me Putin, pasi ky i fundit është skllavopronar  i vetëm i vendit të tij). Me këtë arsyetim të vjeljes së shteteve, mund të vërtetohet akuza ndën zë e zotërimit nga Soros të 40 % të pasurisë globale.

Ky koncept  është përdorur me pas me individë, si Mc Gonigal. E kanë blerë dhe ai është ndjerë i pasur, i fuqishëm. Pikërisht në këtë cast ai shndërrohet në skllav të blerësit, sepse është i shantazhueshëm. Kjo lojë skllavo-pronari e zhyt skllavin modern gjithnjë e më tepër në korrupsion. Ashtu si blerësi blen pushtetin, më pas blen edhe opozitën. Kam takuar personalisht  njerëz që po fabrikohen  në zyrat e Soros, që me pas të dalin dhe  të flasin si opozitarë dhe të shoqerojnë ish krerë opozitarë. Rama është kukulla që e vërtisin fijet misterioze, për interesat e të cilëve punon, në kurriz të shqiptarëve. Cifligarët e mëdhenj të vërtetë, krijojnë maxhorancën, opozitën, drejësinë, ekonominë, shpopullimin etj.

Hetimi i hapur për  ish kreun e FBI, Mc Gonigal, me akt akuzë për korrupsion “alla shqiptarce”, na con  në një pyetje që duket sa naive aq edhe  reale. A po bie Amerika pre e modelit shqiptar të korrupsionit? Presim prej 3 dekadash që të bëhemi demokratik, funksional,  dhe të drejtë si Amerika. Por, po perballemi me modele qe na bën të mendojmë, në dukje të parë, që po bëhet Amerika si Shqipëria. Por po të thellohemi, do kuptojmë diferencat e thella që kanë dy vendet. Ato janë hetimi, procedimi dhe ndëshkueshmëria. Hetimi kryesisht (nga vartësit) në Amerikë, sic ndodhi në rastin e McGonigal eshte diferenca e  parë, praktikë që nuk ndodh në Shqipëri. Kontrolli i Lartë i Shtetit, nxjerr raporte cdo vit, për shpërdorime miliona euro nga qeveria dhe administrata shtetërore dhe nuk ka asnjë hetim kryesisht, nga prokuroria. E dyta, ka kaluar procedimi penal, për Mc Gonigal, në gjykatë. Në shumë raste në Shqipëri, Prokuroria me një pagesë ndën dorë e mbyll cështjen dhe nuk e kalon  procedimin për gjykim. (këtë e kam pasqyruar në shkrimet e mia).  E treta, më e rëndësishmja, që  vulos funksionimin apo jo të sistemit të drejtësisë, është ndëshkimi i fajtorit, kushdo qoftë ai. Në Shqipëri edhe kur arrin në Gjykatë, me pagesa ndën dorë, të fajshmit rezultojnë të pafajshëm. Korrupsionin e gjyqtarëve tashmë e kemi të vërtetuar. Gjykatat janë të zbrazura pasi  shumica e gjyqtarëve nuk e kanë kaluar Vetingun, pasi nuk kanë arritur të justifikojnë pasuritë e tyre. Përsëri nuk kemi ndëshkim. Edhe për Mc Gonigal ende nuk kemi asnjë ndëshkim, pasi sapo është dërguar në gjykatë. Por në ndryshim nga Shqipëria vendet me sisteme të fuqishme drejtësie si Amerika apo Gjermania bëjnë një hetim shumë serioz paraprak,  me fakte dhe dëshmi ta pakontestueshme, pa gabime proceduriale. Në këto kushte një shkelës ligji e ka tepër të vështirë që ti shpëtojë ligjit dhe ndëshkimit. Për të forcuar këtë argument është fakti që cështja Muzin, nuk shkoi në gjykatë, pasi nuk arriti në fakte dhe prova të padiskutueshme, pra ishte një hetim fiktiv, ku nuk u investua drejtësia.

Ndëshkimi, vulos edhe funksionimin e sistemit të demokracisë. Ndëshkimi bën diferencën midis një vendi demokratik apo diktatorial. Një vend demokratik ndëshkon të fajshmit të korruptuarit apo shkelësit e ligjit. Diktatura ndëshkon të pafajshmit. Në rastin konkret në Shqipëri,  tashmë jemi futur në diktature. Rrënja e fjalës diktaturë është “diktat”. Shqiptarëve, po i diktohen interesat e kreut të shtetit, i rrethuar me një grusht oligarkësh. Kjo diktat-urë, po dënon të gjithë shqiptarët. I vetmi ndryshim nga diktatura Hoxhiane, është mënyra se si po vret. Diktatura vriste drejtpërdrejt kundërshtarët, diktat-ura moderne vret shpresat, te ardhmen, rininë, pasurinë, shpirtin,  trurin. Kjo është vrasja më masive që po i ndodh Shqiptarëve pas pushtimit turk.

Rama është po aq i dyshuar sa Mc Gonigal dhe në bashkëpunim me të, për akte që dënohen penalisht dhe janë ndën hetim, për sa kohë një pjesë e krimeve kanë ndodhur në zyrën e tij. Mc Gonigal nuk i ka deklaruar në formularët e kërkuar nga FBI, takimet me Z Rama, duke shkelur ligjet amerikane. Këto takime të padeklaruara i vendosin ndën hetim të dy palët. 1. Të mos jesh në dijeni të ekzistencës së një ligji që  penalizon  X veprim, nuk të shfajëson nga faji dhe dënohesh njësoj nga drejtësia ( Rama deklaron që nuk isha në dijeni që Mc Gonigal po shkelte ligjin) 2. Nëse je në dijeni të një shkelje ligjore dhe nuk e denoncon, atëhere sipas ligjit konsiderohesh  bashkpuntor, dhe vepra është  e dënueshme nga ligji shqiptar dhe atij amerikan. Prandaj edhe Z. Rama sot nuk flet, sepse e di që cdo deklaratë nesër mund ti kthehet kundër në Gjykatë.

Ndëshkimi apo jo i McGonigal, do të tregojë diferencën e madhe midis Shqipërisë dhe Amerikës. Ajo që Shqiptarët po shpresojnë sot, është përfitimi i një kocke nga drejtësia amerikane. Mbetemi në mëshirë të drejtësisë amerikane, pasi institucionet e vendit janë krejt të pafuqishme, për ndëshkueshmëri. Në projektin USAID, si gazetare investigative, e kam prekur korrupsionin e krahut politik të majtë dhe të djathtë, sepse kam bindjen që korrupsioni nuk ka as ngjyrim, as masë. Këto materiale investigative janë të hedhura në you tube, por askush nuk më ka kontaktuar, nga institucionet e drejtësisë. E rëndësishmë është që të fillojmë ta prekim  “konceptin e ndëshkueshmërisë”, qoftë edhe dhënë nga vende të tjera të huaja për interesat e tyre. Nga njohja e konceptit, mbase do të kalojmë në implementimin e  ndëshkueshmërisë.

Vetingu dështoi në këtë drejtim.  Zëvendësimi me disa gjyqtarë të tjerë, krijon formatin që mund të vjedhësh sa të duash por drejtësia nuk vepron,  thjesht të largon nga sistemi. Në Gjermani e largojnë një gjyqtar nga sistemi i drejtësisë, për një pasaktësi ligjore në vendim, pasi vendimet janë të kontrolluara. Por nëse në vendimet e gjyqtarëve në Gjermani apo në një vend tjetër demokratik dhe ligjor, vërtetohen shkelje të ligjit, apo gjyqtari zotëron pasuri të paligjshme dhe të pajustifikuara, ai  dënohet sipas ligjit, në varësi të krimit.

As McGonigal, as Rama nuk janë  ende të shpallur fajtorë, sepse nuk ka folur ende drejtësia. Por une mendoj që ky gjyq do të jetë model për të treguar drejtësinë amerikane. Pas baltosjes së figurave për ndikime ruse, apo akuzave të republikanëve për shitblerje votash,  ky do të ishte rasti perfekt për një purifikim, rifuqizim të institucioneve të drejtësisë, për të rivendosur sërish në shina demokracinë e gjykuar  amerikane.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here