Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka cilësuar Edi Ramën si kryeministër jo legjitim dhe të vetëlarguar pasi sipas tij “ka ndërprerë me ndërgjegje dhe në mënyrë të qëllimshme komunikimin me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë”.
Duke iu referuar një interviste dhënë sëfundmi nga kreu i ekzekutivit, Vasili shprehet se “Edi Rama është botërisht e faktuar qe është nën akuzë për: Shpërdorim te Detyrës, Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë,
Minimin mafioz të pluralizmit politik, Trafik të paligjshëm influencash, Korrupsion aktiv.
EDI RAMA KRYEMINISTER JO LEGJITIM DHE I VETLARGUAR!
Edi Rama përfundimisht nuk është më Kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë me ndergjegje dhe ne menyre te qellimshme çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë dhe ka refuzuar të përgjigjet, dhe të japë llogari ne Parlament duke e bërë këtë veprim hapur dhe deklaruar publikisht.
Parlamenti i Shqipërisë është institucioni i vetem që votëbeson dhe i vetmi që i jep të drejtën Kryeministrit, që te marrë dhe te ushtrojë detyrën si Kryeministër.
Detyrimi i dhënies llogari para Parlamentit nuk është dëshirë apo qejf, por një detyrim i pakëpërcyeshëm Kushtetues dhe i padiskutueshem per zbatim.