Dy kontrolle në tre ditë në shtëpinë e ish-deputetit të PS Rrahman Rraja në kërkim të nipit të tij, ndaj të cilit është lëshuar urdhër për shoqërim të detyrueshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se tre ditë më parë SPAK ka çuar një urdhër për shoqërimin e detyrueshëm të Ramazan Rrajës në Prokurori për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethana të hetimit të një çështje.
Siç mësohet nga burime, policia ka shkuar te shtëpia, në të njëjtën vend banon dhe deputeti i PS Rrahman Rraja, por në banesë nuk është gjetur asnjë person dhe aq më pak i kërkuari Ramazan Rrahja.
Ditën e sotme sërish efektivë të policisë kanë shkuar në banesën e tij për të bërë shoqërimin e detyrueshëm të Rrajës, por as sot nuk është gjetur.