Eriol Braimllari, shefi i kabinetit të kryetarit të PL-së, Ilir Meta, ka folur për skandalin me mbetjet në Sharrë dhe si qëndron e vërteta për trajtimin e tyre.
Braimallari ka sqaruar per syritv se Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton për mbetjet të cilat groposen në Sharrë, kur ndërkohë në Shkodër paguhet 1600 lekë për të njëjtin proces.
Braimllari: Situata është pasqyruar reale ashtu siç ndodh. Ka pasur edhe raportime në media dhe akuza nga opozita është bërë një komision parlamentar por e vërteta nuk ka dalë asnjherë në pah kaq e qartë se sa sot. Aty është marrë procesi nga A te ZH. Ne paguajmë 29 euro për ton për trajtimin e mbetjeve me idenë se ato do të shkojnë në Sharrë do të diferencohen, do të riciklohen do të çohen disa për djegie dhe vetëm pak do të groposen. Paguajmë 29 euro për ton për të njëjtin proces kur në Shkodër për të njëjtin proces paguhet 1600 lekë për një ton mbetje për procesin e mbetjeve urbane.
Bashkia e Tiranës ka vendosur një takse shtesë për pastrimin e ambientit dhe për trajtimin e këtyre mbetjeve. E vërteta është e qartë tashmë për këdo që e shef.
Ky prezantim i sotëm është një punë 6 mujore duke pasqyruar një kontrast se çfarë thuhet dhe se si është në të vërtetë. Paguan një shërbim që nuk e merr.