Fitojmë Tiranën! Bashkë me drejtorin e Konrad Adenauer, kandidati për Bashkinë, Këlliçi pret Presidentene YEPP

0
172

Deputeti demokrat dhe njëherazi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale në 14 maj, Belind Këlliçi ka pritur Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, Zj. Lídia Pereira, ku në takim me të ka qënë edhe Z. Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.

Postimi i plotë:

Bashkë me Z. Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, mikpritëm në Tiranë Zj. Lídia Pereira, Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, të Rinjve të Partisë Popullore Europiane.

YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.

Mbështetja e të rinjve europianë për mua dhe adaptimi i modeleve më të mira perëndimore, është garanci e fitores dhe modelit ndryshe që do të sjellim pas 14 Majit në Bashkinë e Tiranës!

#FitojmëTiranën

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here