Rama përdori të njëjtën skemë si me presidentin/ Berisha: Me votimin për Avokatin e Popullit, parlamenti e mbylli vitin në mënyrë moniste

0
133

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat në seli u ndal tek votimi për Avokatin e Popullit.

“Besim Ndregjoni gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij. Kandidaturë e përkushtuar për të drejtat njeriut,. Që nga Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi ishin një numër I konsiderueshëm dhe që të gjithë ata u hodhën poshtë sepse Edi Rama nuk pranonte asnjë prej tyre përveç atë që donte. Në këtë proces ishte procesi më i turpshëm më të cilin Rama haptazi kërkoi të pushtojë dhe të vetmin institucion që sot nuk e kontrollon. Në vende të tjera është respektuar parimi që avokatin e Popullit ta emërojë opozita, ose të jetë përfaqësues i rretheve që merret me të drejtat e njeriut. Të gjithë ata që patën iluzion se nuk mund të përjashtohet, u garantoj se u fol për marrëveshje të fshehta, por Rama përdori të njëjtën skemë si me zgjedhjen e presidentit që bëri sikur po ia linte opozitës dhe në fakt u tall”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here