Ndodh vetëm në Tiranë/ Pallatit të ndërtuar nga italianët i del pronari pas 40 vitesh. Rezistenca e banorëve hallexhinj përballë “lumit me lekë”

0
271

 

Nga ORANEWS

Banorët e pallatit 3 katësh afër shkollës “Petro Nini” në Tiranë u kërkohet të lënë apartamentet ku kanë jetuar prej më shumë se 40 vitesh.

Shkak është një konflikt prone.

Godina është ndërtuar nga italianët në 1941 por sipas banorëve një person që e identifikojnë si Pali Salepi pretendon që është pronar i pronës.

“Ai ka një dokument ku këtu ka qenë një roje që ruante këtë banesë dhe italianët ia kanë falur këtij rojes dhe roja ia ka shitur Pali Salepit” tregon një banor.

Banorët e këtij pallati janë vendosur aty nga shteti por tani pas 4 dekadash u kërkohet të dalin nga shtëpitë.

Prej orës 10:00 forca të shumta të policisë bashkiake por dhe ato të rendit ndodhen pranë pallatit në rrugën “Margarita Tutulani” Tiranë ndërsa banorët refuzojnë të largohen. Ka momente kur ka dhe tensione.

Për këtë pronë duket se ka një vendim gjykate dhe përmbaruesit kërkojnë ekzekutimin e këtij vendimi por banorët thonë se pas këtij vendimi fshihen manipulime dokumentesh dhe lakmia e njerëzve me lekë.

“Hullin lekun lumë sepse këtu është një zonë me shumë interesa. Çfarë mund të presim ne?!”

Ata thonë se janë ende në proces gjyqësor dhe kanë bërë denoncime por ndihen të pashpresë.

“Në këtë pallat ka banorë që kanë ardhur 13 vjeç dhe tani janë bërë mbi 80 vjeç. Kemi bërë ankimime në Drejtorinë e Tiranës, antikorrupsioni kudo, me dokumente por të pyeti njeri?! Jo! Vetëm formalitete. Sepse pala tjetër janë me shumë lekë ndërsa këtu janë hallexhinj.”

U kërkohet të largohen pa u dhënë një zgjidhje.

“Nuk të japin asgjë. Nuk na japin asnjë zgjidhje asnjë bonus. Kanë sjellë vetëm furgonët për të marrë rrobat dhe tia çojnë Erion Velisë tek incinerator ti djegin e fitojnë ndonjë lekë. Asgjë s’po kuptoj. Këtu njeriu është leckë, është mi”

E vetmja që u ka mbetur është rezistenca por dhe atë e dinë që do të ketë një fund.

“Djemtë i morën në polici se bënë rezistencë. Do të bëj rezistencë dhe unë dhe do të më marrin dhe mua. Hullin lekun lumë sepse këtu është një zonë me shumë interesa çfarë mund të presim ne”

Historia u ndoq nga gazetarja e Ora News Sonila Musai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here