SPAK ka shpallur në kërkim një shtetas italian, Giusepe Ciaffaglione lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.
Por emri i Ciaffaglione rezulton pronar me 30% të aksioneve edhe në inceneratorin e Tiranës.
Sipas gazetarit Klodian Tomorri, inceneratori i Tiranës merr çdo muaj 1 milionë euro pagesa, çka do të thotë që 330 mijë euro kalojnë në llogarinë e shtetasit italian.
Giuseppe Ciaffaglione së bashku me Arjola Kodrën dyshohen të kenë bërë pagesa fiktive në emër të babait të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, duke e paraqitur si të punësuar “Drejtor Kantieri”.
Statusi i gazetarit Tomorri
Nje cmenduri alla Rilindase
SPAK ka shpallur ne kerkim Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sipas letrave qe kane bere keta, rezulton pronar me 30 per qind tek koncesioni i inceneratorit te Tiranes.
Qeveria dhe bashkite e qarkut Tirane dhe Durres i paguajne cdo muaj 1 milione euro inceneratorit te Tiranes. Nga keto 330 mije euro-OPEX shkojne ne llogarine private te Ciaffagliones.
Pra qeveria i thote Ciaffagliones, urdhero 330 mije euro cdo muaj tek llogaria jote qe ti kesh njehere. Ama po te kapa do te fus ne burg. A ka cmenduri me te madhe se kjo?
Kur dolen keto historite e Zotos dhe Mertirit, kompania koncesionare e inceneratorit te Tiranes tha qe ne nuk kemi lidhje me keta. i kemi thjesht nenkontraktore dhe nuk mbajme pergjegjesi nese ata mund te kene shkelur ligjin. Po tani qe ka rene pronari me letra brenda, si do e justifikojme?
Ky zoteria, qe u zgjodh kreu i SPAK dhe per te cilin ka shume pritshmeri, vendimin e pare qe duhet te merrte ishte bllokimi i inceneratorit te Tiranes.
Hetimi i fajtoreve dhe atyre qe kane shkelur ligjin eshte shume i rendesishem. Keta duhet te bllokojne urgjentisht pagesat per inceneratorin e Tiranes se ajo qe ndodh aty eshte cmenduri.Por me e rendesishme dhe emergjente aty eshte te ndalet vjedhja. Sepse njerezve kjo u intereson, te mos vidhen. Pastaj hetimet per te gjetur fajtoret te vazhdojne sa te duan.
Tani ose bllokoni pagesat per inceneratorin e Tiranes, ose hajde bejme nje prokurori tjeter speciale qe te hetoje SPAK-un. Se keshtu kjo nuk shkon. Pronari ne kerkim nga drejtesia, qeveria i con 330 mije euro cdo muaj ne llogari. Njesoj sikur qeveria italiane te paguante kompanite e Totto Rinas, kur e kishte ne kerkim. Kete po bejne keta. Dhe e gjitha kjo kalon si nje gje normale.