Shirat, prurjet e ujit dëmtojnë këmbët e urës së Zogut në lumin Mat

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë sërish probleme në vend. Portat e HEC-it në Shkopet janë hapur sërish, pasi prurjet në lumin Mat janë shtuar. Për pasojë është dëmtuar njëra këmbë e urës së Zogut. Ajo është fundosur 2 metër. Ura e Zogut, e cila është monument kulture, i është dëmtuar e gjithë struktura. Këtu përfshihen edhe harqet. Ajo rrezikon të shembet plotësisht.

Sakaq reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit. Deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.

Shirat, prurjet e ujit dëmtojnë këmbët e urës së Zogut në lumin Mat

Emigracioni po nxit “dembelët”, mbi 70 mijë

Shirat, prurjet e ujit dëmtojnë këmbët e urës së Zogut në lumin Mat

Shkodra nën pushtetin e ujit/ 1920 hektarë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko