Dekriptimi i deklaratave/ Ç’lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim

“Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë”. Këtë mesazh, që ua kishte përcjellë me sms disa njerëzve të saj të besuar në Tiranë, menjëherë pasi doli njoftimi i Ministrisë së Jashtme se tashmë kishin filluar procedurat për ta zëvendësuar, Yuri Kim e tha edhe publikisht të martën, gjatë një konference të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Arsyeja se përse kryediplomatja amerikane u detyrua ta bëjë një pohim të tillë është e lehtë të merret me mend. Kupola e shtetit të rilindjes u mundua të japë mesazhin se pesha e saj është zbehur, se ajo s’ka pse dëgjohet si më parë, pasi është një ambasadore në largim, që po shtyn në Tiranë ditët e fundit të saj.

Në datë 8 dhjetor, me anë të një Twitteri, ministria e jashtme theu çdo rregull diplomatik duke i dhënë gjoja përgjigje mediave vendase, për t’i informuar se ka filluar procedura e largimit të Yuri Kim. Duke nëpërkëmbur një korrespondencë konfidenciale me Departamentin e Shtetit ajo mëtoi të jepte mesazhin se roli i ambasadores është duke u zbehur (linku këtu poshtë).

Lapsi.al e ka shpjeguar dhe më parë se një manovër e tillë ishte larg se qeni naive. Ajo tentonte të rriste presionin e pushtetit për zgjedhjen e të preferuarit të Ramës në krye të SPAK. Dhe për ta arritur këtë, me sa duket, nuk kishte rrugë tjetër veç dhënies së mesazhit me kosto të lartë se nuk ka pse dëgjohet një ambasadore, që nuk do jetë në ditët e ardhshme në këtë vend (linku këtu poshtë).

Pikërisht kjo analizë e bazuar në fakte dhe burime konkrete, që bëri përgjatë javës së shkuar Lapsi.al u vertetua dhe nga deklarata e përbashkët që selia e rrugës së Elbasanit lëshoi pas takimit Rama- Kim. Pikërisht në momentin kur qarqet politike dhe media po zienin për çarjen mes kryeministrit dhe ambasadores, kur ata iu kthyen arkivave për të evokuar kritikat e Ramës për diplomatët që komentonin në publik hidhërimin apo gëzimin e tyre për vendimet e drejtësisë, apo ato të Kim se po tentohet të manipulohet me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK në publik u shfaq teksti i deklaratës së përbashkët (linku këtu poshtë).

Për të dekriptuar më mirë, përmes tekstit të saj, se në ç’pikë ndodhet marëdhënia mes shefit të qeverisë dhe ambasadores, Lapsi.al iu drejtua për ta komentuar atë një diplomati të vjetër. Konkluzioni i tij qe se ky dokument i hartuar me konsensusin e të dy palëve tregon një kujdes të tepruar të Kim për demostruar se nuk e ka prishur marrëdhënien me shefin e qeverisë, por ama nga ana tjetër tregon këmbënguljen e saj, se nuk heq dorë nga beteja për ta caktuar shefin e SPAK. “Shikoni me vëmendje -tha burimi i Lapsi.al- në deklaratë qeveria përgëzohet për kontributin në Këshillin e Sigurimit të OKB, për organizimin e samitit të BE-së, për rolin stabilizues në rajon. Pra deri këtu amerikanët kanë treguar karrotën. Por pjesa kur ata kërcënojë me shkop gjendet në paragrafin e fundit ku ndryshon edhe stilistikisht deklarata. Nëse në të gjithë renditjen e sukseseve përdoret togfjalëshi “ambasadorja njohu”…, “ambasadorja shprehu”…, tek pika nevralgjike, ajo për drejtësinë gjuha ndryshon, njëjësi i lë vendin shumësit dhe angazhimit të të dyja palëve. Aty thuhet: “Ata (pra Rama dhe Kim) ishin në një mendje, se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”.

Pra sipas burimit të Lapsi.al, amerikanët kanë dashur të sheshojnë çdo konflikt, të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur për mënyrën skandaloze si u soll ministria e jashtme vetëm e vetëm për të arritur një pakt për kreun e ri të SPAK. Kjo deklaratë në teori ata ia kanë marrë fjalën Ramës për të zgjedhur të prreferuarin e tyre. “Nga leximi i tekstit shikohet një lloj taktike që amerikanët e përdorin me aleatët e tyre autokratë, ata i përkëdhëlin publikisht, për ti marrë ndonjë lëshim nën tavolinë. Vetëm kështu shpjegohen furçat e shumta në rreshtat e parë të deklaratës në të cëilën e vetmja pikë e rëndësishme është zotimi për drejtësinë e pavarur”, tha burimi i Lapsi.al.

Pra sikurse kuptohet Yuri Kim ka gëlltitur edhe ofendimet personale edhe aludimet se asaj i ka rënë pesha, vetëm për të arritur, të premten, e 16 dhjetorit objektivin se  duhet të vendosë ajo për pasardhësin e Arben Krajës. Dhe pas takimit me Ramën dhe paktit të përkohshëm mes tyre ajo nxitoi ti sigurojë antarët e KLP-së që do të votojnë këtë fundjave se nuk është një ambasadore në largim, por se kam tre vite në Shqipëri, “dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë”.

©Lapsi.al

 

Dekriptimi i deklaratave/ Ç’lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim

Kush po e “rrëzon euron?!” Deficiti i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko