Rikthimi i basteve, nuk do të shëndoshë arkën e shtetit me aq para sa pretendon Ministria e Financave.
Sipas ekspertes së ekonomisë, Romina Radonshiqi, për të qëndruar në tregun e skedinave, pronarët e pikave të basteve informale do të rrisin koeficientin e ndeshjes me qëllimin e vetëm që të tërheqin më tepër lojtarë.
Ministria e Arsimit dhe ajo e Financës që janë duke punuar për ligjin e ri të basteve po punojnë në fshehtësi për draftin që pas disa ditësh do shkojë në parlament.
Vetëm kreu i Komitetit Olimpik një nga mbështetësit e rikthimit të basteve, Fidel Ylli shpjegon një nga mënyrat se si mund të funksionojnë bastet.
“Dhe ne themi që është monopol i shtetit ta komandojë shteti. Edhe njëherë monopol e ka qeveria, por qeveria nuk ka bixhoz. Kompanitë e basteve kanë momente që fitojnë ka momente që humbin. Si do ia bëjë shteti do fusë duart tek buxheti i shtetit t’i japi lekët?! jo. Ajo thotë nëse unë do të jap licencën po të them një shifër do më japësh 3 miliard, dhe për çdo lojtar që do luaj do më japësh përqindje“, tha Ylli.
Edhe pse pikave të llotove iu vendos dryni, shqiptarët kurrë nuk ndaluan së luajturi skedina. I gjithë aktiviteti informal i bixhozit u zhvillua në një aparat celular dhe gjithçka zhvillohej në botën ilegale. Rikthimi i basteve do të hyjë në fuqi më një janar.
Top Channel