“Greqia mashtroi BE-në”- Media në Athinë zbardh takimin e dy kryeministrave: Rama i kërkoi falje Mitsotakis për deklaratat e bëra për vendin tonë

0
136

Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e sotme në takim homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhej në Shqipëri në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Sipas medias greke Prothothema, Edi Rama i ka kërkuar falje kryeministrit Mitsotakis në lidhje me deklaratat e bëra se Greqia ka mashtruar për të hyrë në Bashkimin Europian.

Në artikull thuhet se liderët kanë pasur një takim privat në kryeministri në Tiranë ku gjatë takimit Rama i ka kërkuar homologut të pranojë faljen e tij në lidhje me deklaratat e transmetuara në faqen e Euractiv.

“Më falni për disa deklarata të çuditshme që pashë që janë bërë. Ato nuk përfaqësojnë situatën në Greqi sigurisht. Shpresoj të mos jeni shqetësuar”, citon media greke të ketë thënë Rama.

Më pas ai ka falënderuar kryeministrin grek  për vizitën në Tiranë. Në artikull thuhet se Rama ka cekur edhe vizitën e shtyrë të Mitsotakis zonat minoritare në Shqipëri. “Shpresoj që vitin e ardhshëm të gjeni kohë për të vizituar minoritetin grek”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here