Nga informacionet që kanë ardhur nga komisionet për organizimet dhe kontrollin e operacioneve elektorale, deri rreth orës 13:00 kanë votuar në total mbi 30 mijë anëtarë dhe votues, pra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. Janë organizuar votimet në pothuajse në të gjitha degët e PD-së, për kandidatët e Primareve votohet në 57 bashki.
Unë do t’ju lexoj sipas qarqeve sesa është raportuar numri i votuesve deri rreth orës 13:00.
Në qarkun Shkodër 1595 votues.
Në qarkun Lezhë 3020 votues.
Në qarkun Kukës 2855 votues.
Në qarkun Dibër 2200 votues.
Në qarkun Durrës 1970 votues.
Në qarkun e Tiranës 7300 votues.
Në qarkun Elbasan 2149 votues.
Në qarkun Korçë 2620 votues.
Në qarkun Berat 975 votues.
Në qarkun Fier 2555 votues.
Në qarkun Vlorë 1872 votues.
Në qarkun Gjirokastër 1063 votues.
Pra, sikurse e përmëenda edhe më sipër është një pjesëmarrje shumë e kënaqshme. Ka fluks, vazhdon ende fluksi në shumë qendra votimi. Sipas raportimeve që kemi, shpeshherë nuk mund që të marrim dhe informacionin, sepse komisionerët dhe strukturat e Partisë Demokratike janë angazhuar për të ndihmuar votuesit, për t’i orientuar për të votuar.
Pra, është dëshirë dhe vullnet i qytetarëve shqiptarë për të shprehur me votën e tyre se kë duan ata që ta kenë për përfaqësues për zgjedhjet e vitit 2023. Procesi po vazhdon me ritme shumë të larta. Si komision jemi munduar që të akomodojmë çdo problematikë, apo çdo shqetësim që ka ardhur si nga degët e PD ashtu edhe nga kandidatë të caktuar.