Holandë-SHBA, Argjentinë-Australi. Tani nuk ka kohë për llogari, botërori hyn në fazën më të nxehtë me dy ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave ku dueli më i ekujlibruar është ai i orës 16:00 që do të luhet në “Khalifa International Stadium”. Gakpo kundër Pulisic, mesfusha dhe mbrojtja e Holandës kundër SHBA-së së Thimoty Weah e shumë talenteve që në Europë nuk kanë lënë ende gjurmë.
Do të luhet për të hyrë në odeonin e 8 skuadrave më të mira të Kupës së Botës në stacionin e fundit të Van Gaal ndërsa “tulipanët” nuk mund të tolerojnë më ulje tensioni përballë një kundërshtari që mund të shkaktojë dëme të mëdha. Holanda e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë ndërsa SHBA arriti ta priste biletën kundër Iranit me një provë force duke luftuar deri në fund për të rrëmbyer këtë kualifikim që bëri jehonë deri në shtëpinë e bardhë.
4 orë më vonë starton një tjetër përbnallje, Lionel Messi kundër surprizës Australi. Do të luhet në stadiumin “Ar-Rayyan” me Argjentinën superfavorite pas ndeshjes perfekte që skuadda e Lionel Skalonit nterpretoi me Poloninë. Pothuajse perfekte kombëtarja bardhekaltër në atë sfidë ku fitoi 2-0 dhe me 6 pikë në grup siguroi vendin e parë pavarësisht humbjes në debutim me ArabinëSaudite.
Në krahun tjetër, Kangurët mbeten një kundërshtar i paparashikueshëm dhe shumë më të çlodhur fizikisht prandaj 2 herë kampionët e botës duhet të marrin mesat për një ndshje që mund të zgjasë edhe përtej kohës së rregullt.