Mazhoranca miraton buxhetin, me shumicë kartonash socialistët rrëzojnë çdo ndryshim

0
111

Me 77 vota pro dhe 35 kundër, parlamenti miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm dhe paketën fiskale që bashkëshoqëron atë.

“Sot sërish kemi një buxhet në dobi të pakicës e jo shumicës”.

Përfundimisht ne kemi nevojë për një ekonomi që e lejon biznesin që të rritet, të krijojë vende pune e ku të gjithë të kemi një jetesë të denjë.”

Në seancën që zgjati deri rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes u shqyrtuan 35 amendamente, propozime për shtim fondesh kryesisht te pensionet, pagat e mjekëve dhe mësuesve si dhe uljen e TVSh-së për energjinë.
Karton të kuq” mori edhe propozimi i socialistit Erion Braçe, që nuk mori pëlqimin as të kolegëve të tij.

“Përjashtimin nga TVSH-ja të mëshqerrave të mbarsura që hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Teksa më herët kishte propozuar rritjen e të gjitha pagave me 25 për qind, amendament që u refuzua nga socialistët, i zhgënjyer mbeti edhe Sali Berisha.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm parashikohen të ardhura në nivelin e 631.7 miliardë lekëve me shpenzime në 687.2 miliardë, ndërsa rritja ekonomie parashikohet 2.6 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here