Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Ditën e Alfabetit të gjuhës tonë të bukur shqipe. Me një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se 114 vjet më parë, Rilindasit e vërtetë të kombit në Kongresin e Manastirit, i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë.
“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës tonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta.
Mirënjohje për kolosët e gjuhës shqipe dhe Rilindasit e vërtetë të kombit, që 114 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve dhe i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Meta.