“80 mijë euro fond vjetor për kullimin, sa për inceneratorët në një ditë”/ Ish-ministri Panariti: Zadrima ka 48 orë e përmbytur, të mbjellat po kalben (VIDEO)

0
106

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, që po viziton zonat e përmbytura në veri-perëndim të vendit, postoi pamje nga Zadrima e përmbytur prej dy ditësh, duke paralajmëruar se i gjithë prodhimi i pritshëm ka marrë fund.

Panariti akuzoi qeverinë që nuk ka investuar për kanalet e kullimit dhe jep fond për to në një vit, sa ç’jep për një ditë për të paguar inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Postimi i Panaritit

Kjo është fusha e Zadrimës sot.. Ndër fushat më pjellore të Shqipërisë.
Shndërruar në liqen!
Të mbjellat, jonxha, tërfili dhe gruri nën ujë prej 48 orësh… dhe drejt kalbjes.
Sepse fondi vjetor i Bordit të kullimit për Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën është 80 mijë euro.
80 mijë euro në vit Bordi i kullimit të Veriut
80 mijë euro në ditë inceneratori i Tiranës.. që nuk ekziston.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here