Anëtari i Kryesisë së PD, Florjon Mima, komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv përmbytjet në vend pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit dhe abuzimet e qeverisë në sektorin energjetik.
Florjon Mima tha se falë korrupsionit, keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe amatorizmit të qeverisë, sot jemi në një situatë pothuajse dramatike.
“Nëse përpiqemi të bashkojmë copëzat e ngjarjes në një rrafsh linear, pak a shumë në këndvështrimin tim ne si opozitë kemi ngulur këmbë vazhdimisht që qeveria s’duhet të blejë energji sot për sot.
Sa herë e ke lakun në fyt do blesh me çmim të lartë në bursë. Administratat e përgjegjshme, qeveritë e përgjegjshme, parashikojnë, prognozojnë, heqin mënjanë paratë, dhe blejnë për tre muaj, kohë të shkurtër.
Kur e di se ke një sistem të alertimit, sistem prej 1.5 mln eurosh të ngritura me para publike. Kishin alertin që do fillonin reshjet, më datë 16-17-18-19 duhet të ishin zbrazur basenet. Kjo e shpjegon pse jemi në këtë situatë.“-tha Mima.