Lajmet që transmetohen në media për Erion Veliajn janë gjithnjë në funksion të propagandës. Veliaj funksionon me kaseta të cilat u shpërndahen disa mediave me porosi. Sigurisht ndajnë interesa të përbashkëta me kryebashkiakun në largim.
Këtu të gjithë e dinë, por kur e thonë njëzeri edhe shtatë organizatat më të mëdha ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit merr vlerë tjetër.
Sipas tyre, ‘përmbajtja e lajmeve tepër të kuruara për Erion Veliajn dominon ekranet televizive, formëson mbulimin e lajmeve dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk’.
Ato japin edhe shkakun: Presioni mbi gazetarët i pronarëve që marrin tendera dhe punë publike.