Afera e inceneratorëve, Artan Hoxha: SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari bashkie, gjykata nuk e miratoi

0
122

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se pak muaj më parë SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari të një bashkie më të vogël se Tirana, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Ai u shpreh se gjykata nuk e ka miratuar këtë kërkesë, e cila sipas tij do i kishte dhënë SPAK më shumë zemër për të çuar përpara hetimet.

“Prokurori i SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari bashkie për Inceneratorët, gjykata nuk e ka miratuar. Po të miratohet ai urdhër do të ishte më e lehtë për Tiranën.

Por sot kemi vetëm ministrin e mjedisit. Arben Dervishaj është i treti në listë nga këta që janë arrestuar për nga rëndësia. Po të ishte miratuar kërkesa e prokurorit SPAK do të merrte zemër”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here