Rama fyen të gjithë/ Fjalimi tek Akademia: Pse keni vendosur flamurin e NATO-s?

0
142

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Kongresin e Drejtshkrimit.

Rama nuk kurseu ironitë, kur tha se mbi të gjitha nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.

“Tre flamujt të qendrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njejtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha.

E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here